Zonjes Arjanthi Elbasani.
Per Komentin e saj, tek “Darka e madhe” Ju falënderoj per komentin tuaj aqe te bukur te goditur e te arrire, exelent dhe shume fin e mjeshtëror qe i ngjan nje “analize_letrare”te mirëfilltë rreth rrefimit tim “Darka e madhe”përjetuar ne rininë time e shkruar disa vite me pare. Sinqerisht,ato jane te vertetat e asaj “Darke “te cilen e quajta “te madhe” se “I madh” ishte mysafiri. Ju dhe miku im zoti Luan Cipi,i keni dhënë shume e shume vlera e drite me komentet tuaja ketij rrefimi modest,mbasi keni spikatur me shume vemendje cdo karakter te cdo personazhi te asaj “Darke” qe me te vertete reflektuan pasqyruan dhe treguan gjithe mencurine qeparotase,vyrtytet, zakonet, besen,fisnikërinë, bujarinë,trimerine sic shprehen ne menyre sarkastike edhe humorin edhe “bemat”qe gezonte pushteti i asaj kohe. Finesa e dialogjeve jane “mota_mo” dhe te shprehura sic kane ndodhur. Ka edhe sot deshmimtare okulare te asaja darke,qe ishte nga darkat me te përveçme dhe te vecante ne Shqiperi (Me thoni ndonje rast tjeter ne cilin fshat ka bujtur Kryeministri i “madherishem” ne ate kohe ,ma mer mendja as ne Corush nga kishte vendlindjen s’do kete fjetur ndonje nate…ka shkuar e ka ikur (?)_ Sinqerisht me keni emocionuar,mbasi Komenti Juaj modest,si njohese e letrave shqipe si Mesuese e nderuar dhe me eksperience (Fatmiresisht si Juve dhe une kemi mesuar nga i njejti mesues i madh i letrave shqipe i pa harruari Vangjel Pici si bashkenxanes ne nje klase e ne nje bange ne Pedagogjiken emer madhe “Jani Minga” ne Vlore.) Zonja Elbasani ! Sinqerisht e desheroja nje koment te tille pa “tam tame” e levdata Fallco nga shkrues e bashkefshatare te mi qofte te asaj kohe qofte sot, se “memoralistika”e ngjarjes është dhe duhet te ngelet e vecante ne Historine e nje fshati. Ardhja, apo ajo darke ashtu sic kishte “triumfin”e madhe dhe privilegj per Qeparone, me pas u kthye si “holokaust”ku u moren me qafe shume njeres ne mes Tyre dhe protagonisti kryesor (LLV) qe pati pasoja Partiake te pa imagjinuara, me pak fjale bujaria,mikpritja,madheshtia e fisnikeria apo mencuria qeparotase u kthye nga “i madherishmi” ne vrer. Keto e shume gjera te tjera desheroja qe te shkruheshin sadopak nga qeparotasit e mi, apo nga femijet e protagonisteve qe te lartesonin “Autoret”e darkes te cilet se kishin aspak te lehte te perballeshin me te pa “perballshimin”. Sinqerisht Ju falenderoj,qe me ngacmuat me emocionet qe me krijuat dhe me kthyet perseri ne adoleshence si ne film ate pamje “ushtarake” kur zbriti mysafiri heren e pare mbi kale, e tjeter here me nje xhip…te “blinduar” Arjanthi Elbasani,shoqja ime e mire Ju falenderoj,respekt e Mirenjohje.pJp (PO e ripublikoj komentin Tuaj modest ne kofidence) ====================================Arjanthi Elbasani Ne te vertete ,e kisha lexuar nje here dhe me kishte lene mbresa Nuk mund te mos e lexoja perseri. Eshte nga rastet e rralla qe preferoj te lexoj dicka per se dyti. Dhe ndoshta,edhe pasi te kaloje pak kohe,do t’i rikthehem perseri.. Ajo qe e ben kaq terheqes kete tregim,eshte menyra qe ka zgjedhur per t’i paraqitur ngjarjet e asaj nate “te madhe” Dialoget,vene ne gojen e cdo fshatari qeparotas,jane aq terheqes,sa kerkojne nje perqendrim maksimal per te kuptuar karakteret e secilit ne vecanti,por edhe te pergjithshmen,qe i ka bashkuar.ne harmoni te plote gjate shekujve.. Para syve te parakalojne si ne ekran qeparotasit fisnike bujare,mikprites ,me.bese e tradite,por nuk perjashtohen edhe servilet,sherbetoret besnike te pushtetit,por edhe ndonje i damkosur si spiun. Me mjeshteri autori kalon nga skenat komike te nje histerie apo euforie kolektive me thirrjet e njezeshme per Partine e udheheqesin,ne skena dramatike e pothuaj tragjike,kurnjeriu me i pushtetshem pas diktatorit,kryeministri i asaj kohe,hidhet ne sulm kunder ketyre fshatareve qe i hapen deren.dhe shpirtin. Ajo qe te le mbresa,eshte se ne keto momente,te gjithe,partiake e pa parti servile e te guximshem,u bene nje perballe kryeministrit inatcor e nurzi me gjithe kercenimet e tij. Ngjarjet kulmojne me nje gjest shume te bukur,fisnik ,te rralle,kur dy prej bashkefshatareve qe kishin vite pa folur,u pajtuan me njeri tjetrin para kryeministrit qe i leshonin syte shkendija nga terbimi. Nuk mungojne as humori e sarkazma,duke vecuar nene Marien qe duke iu pergjigjur kryeministrit se nese punojne mire komunistet apo jo ,i pergjigjet me shume zgjuarsi:”Ja,pyeti vete se c’pune bejne” Dhe nda pergjigjet e tyre rezultoi se ne shumicen e tyrebenin punet me te privilegjuara. Dicka tjeterqe te befason, eshte fantazia e autorit.Ne kohen kur jane zhvilluar keto ngjarje,nuk ka qene i pranishem,madje ka qene ne moshe te vogel. Te rrefyera e te degjuara nga me me te moshuarit,qe edhe ata.vete shume gjera mund t’i kene harruar,i tregon ngjarjet sikur te kete qene deshmitar okular ,ne menyre shume bindese e shume terheqese. Meriton nje “Bravo ” dhe nje urim te sinqerte per suksese te metejshme. Me kete mendje te kulluar qe.ke,presim prej teje shkrime e vepra te tjera interesante /