Për Dashurinë-Ukshin Morina


Gjithmonë ty të mbaj në mendje,

Me të qarë e me të qeshur.

Në vetminë e kohës sime,

Përvëluar, fshehur, djegur!

Të kam ndjekur mes lëndinash,

Në mes yjesh ndrisje ti!

Të thërrisja gjer në dhimbje,

Hej e imja dashuri!…

Është kjo dritë që e ndritë detin,

Dhe përvëlon si trëndelinë.

Është kjo hënë e porsalindur,

Që rron veç për dashurinë!

Zjarri saj i kuq bojë all,

N’zemrën time kallur djeg.

Mi zgjon ëndrrat mbushur mall,

Hija e saj në shpirt më dhemb!

Prej një kohe kisha mbaruar,

S’isha më unë vjershëtor,

Por si hëna e qiellit shtruar,

Drita e saj m’u bë mburojë!

T’gjitha ëndrrat m’u ringjallën,

Kur ti pash të bukurit sy!

Kacurelat kur t’i prekja,

Thash të vdisja përmbi ty!…

Dhe kur shiu binte furishëm,

Terri zi na kish mbuluar.

U përhumbëm krejt magjishëm

Mbetur kishim përqafuar!…