Për Devollin do shkruaj dy fjalë-Nexhat Nallbati


Tek gryka e Cangonjit fillon një krahinë e tërë,

Në të dy anët e rrugës ,fshatrat sërë sërë,

Shumica rrëzë Moravës, bukur vendosur janë,

Dielli që kur lind,ata me hatër i mbanë.

Fshatrat e Devollit,janë të bukur shumë,

Në mesin e tyre,gurgullon një lumë,

Në Nikolicën e sipërme ,ky lumë buron,

Me emrin e këtij lumi,quhet krahina Devoll.

Në dy anët e lumit,si qilima shtruar,

Të kënaqet syri,me fushat gjelbëruar,

Toka e Devollit,është pjellore shumë,

Puna e Devollinjve nuk shteron kurrë.

Devolli im i bukur, të gjithë të kanë zilinë,

Ke qënë dhe je më e bukura krahinë,

Ke nxjerrë gjithmonë, gra dhe burra të zotë,

Në krye të sofrës sate ,ke Dritëro Agollë.

Kjo krahina jonë ,nga të tjerat dallohet ,

Në themelet e saj, qëndrojnë dy përmendoret,

Përmendorja e parë ,tek ajo është puna,

Vallja Devolliçe, pas saj vjen e dyta.

Me ty Devoll të gjithë jemi krenarë,

Emri yt i dëgjuar,kudo anembanë,

Ti Devoll ,të veçantë ke historinë ,

Çdo punë e ke bërë, me vullnet e dëshirë.

Puna e Devollit kudo e dëgjuar shumë,

Vënd të nderuar ka në art dhe kulturë.

Devoll im i dashur, ke qënë dhe je simbol,

Nuk je lodhur kurrë ,në punët plot pasion.