Nga Redaksia e Botimeve “VELA”
*

-Sot është ditëlindja e z. Kasam Shaqirvela, autor i një mori librash nga gjini të ndryshme letrare e shkencore, personalitet i njohur brenda dhe jashtë vendit,.. punëtor i palodhur në veprën e tij krijuese, njeri i heshtur si vullkani por dhe befasues në shpërthime të krijime letrare poashtu sikurse ai…
Ne me sinqeritetin më të madh i urojmë, me këtë rast, shëndet dhe të mira në jetë si dhe muzë të pashtershme,…ndërsa ai neve, Shtëpisë Botuese ”VELA” Publishing House, lexuesve dhe letërsisë në përgjithësi na e dhuron librin e vet, më të ri, që për ne paraqet një befasi të këndshme,…
***
*U R I M E, autor ditëlindjen dhe librin tënd më të ri që e promovojmë sot..!
***
-Një prezantim i shkurtër përmes një të dhëne në kuptimin bibliografik, e cila është nxjerrë nga parathënia e librit me titull: AUTOBIOGRAFI 2, i 101-ti me radhë, i autorit Kasam Shaqirvela… Deri në momentin kur është dorëzuar në shtyp ky libër, në shkurt të këtij viti, shkrimet e autorit kanë mbërritur kapacitetin vëllimor apo sasior të tabakut të letrës së shkruar si vijon:
-Mbi 5.050 faqe shkrimi në poezi nga 47 përmbledhje poetike (44 me poezi, 3 me balada e poema) , diku me rreth 99.100 vargje poetike…
-Mbi 5.650 faqe shkrimi në prozë, nga 50 libra (5 libra prozë e shkurtër, 7 romane, 4 libra me ese, 15 libra publicistikë, 15 libra me filozofema, 4 libra me etimologji-gjuhësi, diku me mbi 114.000 rreshta shkrime prozaike…
-Mbi 2500 faqe shkrimi në shkencë (2 fjalorë terminologjikë në fushë të informatikës dhe 2 fjalorë terminologjikë në fushën e turizmit, me mbi 50.000 rreshta shkrime shkencore… e që në numërimin e gjithsejtë japin shifrën e 101 librave, të cilët janë paraqitur këtu më poshtë në Tablonë Krijuese të autorit..
***
– Në vija të shkurtra, ky është pra, letërnjoftimi krijues i poetit, prozatorit, eseistit, filozofit, etimologut, leksikografit e studiuesit të pavarur, z. Kasam Shaqirvela, në udhëtimin e tij letrar 50 vjeçar(që nga viti 1972 e deri në vitin 2022).
-Për librat e tij të shumtë kanë shkruar një mori personalitetesh të njohur të letrave shqipe, emërues i përbashkët është cilësimi nga kritika letrare si: “shkrimtar i vlerave letrare kombëtare”,…krijues i cili qëndron me “këmbë në tokë, pa ditirambe” dhe “shkel fuqishëm në rrurëtimin e krijimtarisë”… “Ky rrugëtim shtrihet gjithandej horizontit të tij të pafund të imagjinatës krijuese”…” Përmes gjuhës që zgjedh të shkruajë synon një lexues model ndërkombëtar, duke mos u fokusuar vetëm në gjuhën shqipe.”… “në një hapësirë gjuhësore të vogël, na jep mendime të shtrira, të thella dhe të kthjellëta”… “Vargu poetik i tij është art, art i shkallës së lartë. Ndërmjet këshillës, fjalës së butë, proverbës, por në një shkallë më të lartë, poezi…” “Figurat letrare të cilat e ndërtojnë pikturën e rrallë të hapësirës ideale në të cilin poeti e pasqyron peizazhin vizionar të vet, me çka autori në ambientin lirik rabintranat end thurjen epike homeriane, njëkohësisht duke ju kushtuar vëmendje thelbit por edhe formës”… …. etj.
Tabloja Krijuese