PER FASLLI HALITIN, MIKUN DHE POETIN


Sadik Bejko

E kam dashur Faslliun, (ne menyren time) dhe pse nuk mund te isha aq “asket” i fjales si ai..

Ma do mendja, se dhe ai me kishte ne nje xhep te mendjes se tij. Shkruanim ndryshe, mbase dhe mendonim ndryshe, por,…nuk e di ku…klima kur shkruanim, ajri, drita qe i jetuam na bashkonin. Shpirterisht, si mik, bashkekohes, e vuajta keq, thekshem ndeshkimin e tij. Edhe sot e vuaj ate Fier Sheganin ku punoi ne dhera e baltera. Nuk e meritonte. Faslliu, me pak nga gjithe poetet e tjere te asaj kohe…nuk meritonte baltosjen. Ai ishte 100 here me i majte, jo se une, (une i majte?…) po nga gjithe te tjeret, te majtet e asaj kohe. Integralisht i majte.Po, Lushnja me e buta ne luften e klasave – sic e pandehnim ne – me e bute, psh, sesa Tepelena ,”e eger”…e denoi Faslliun. Se ate me se pari… Ate e denoi Lushnja… inferioriteti, cmira e te diturve, letrareve, provincialiteti i partiakeve injorate qe nuk e meritonin talentin e tij te ndritshem. Ata… Faslliun qe ishte aq i drejtperdrejte, i thjeshte si ne pellembe te dores, por njeheresh tronditshem si cdo poet… nuk mund ta duronin. Nje poet me talent ben hije dhe pa dashjen e vet. Qytetet tona nuk ishin mesuar me pushtetin e fjales qe rrezaton nje poet.Nuk kishin fisnikerine ta pranonin si pasuri, si nje diamant ne gjethin e pemeve, si vesen e pademshme, te pavene re prej askujt.Qytetet e vogela i “hane” poetet e vertet.Sado i thjeshte, poeti mund te jete bombe per qytetin e vet. Eshte qenie e pakontrolluar ne dilemat, ne kunderthenirt e brendshme te tij. Ai, Faslliu poet, ishte i frikshem edhe se qe njeri i bute dhe aq i qarte. Paradoksalisht, mbreti i poezise se qarte, njeriu absolutisht i majte, poeti F. Haliti, per te tijet, per te majtet, per lushnjaret, ishte i frikshem dhe i turbullt si nje pyll i lagur qe ne zjarr e siper nxjerr me shume tym sesa flake.E kam lexuar Faslliun edhe kur me ate kurre nuk mund te isha dakord. Ai ne qetesine tij kishte nje kokengulje prej poeti, nje poezi te tijen, aq te forte.

About Post Author