Jam me ju në çdo çast të jetës time.
me ju,në çdo buzëqeshje e çdo fjalë..
Në ëndrrat tuaja ,në të bardhat agime.
jam një copëz mali,i fortë si një djalë!
Jam në fjalën e parë,në hapin e parë,
i kam gdhendur të gjalla në memorje.
Me ju,kur keni qeshur e kur keni qarë,
i mbaj gjallë,mos të zënë kurrë skorje!
Diellit ju luta ,ëndrrat tu mbajë ngrohtë,
hënës i kërkova udhët e jetës tu ndrijë.
Asgjë s’do më ndalë në zheg e të ftohtë
si gladiator i hekurt,hapësirat të përpijë!
Bijat e mija, më shpejt se koha u rritët,
detyrat shpesh i bëtë fushave, maleve
Rrugëve të jetës si Afërdita ju përndritët.
u bëtë parakohe pjesë e derteve e halleve!
Ska gjë o bija,puna në jetë është shëndet.
si margaritar rrezaton djersa përmbi ballë .
Me bija si ju,unë rroj ende dhe njëqind vjet,
Prapë rend fushave,maleve si të isha djalë!
Eh..,sytë me lot më mbushen ndonjëherë.
me veten grindem,ju kemi lodhur drenusha
Por juve s’na u ndalët,s’u ankuat asnjëherë ,
Universitetin e parë e bëtë në male e fusha!
Sot,ndjehem i fortë si lis,si një këmbë mali.
Për ju diellit i vë zjarrin,detin bëj çelik e hekur.
Jo!Nuk ka furtunë dhe uragan që të më ndali.
Për bijat e mija,ngrihem nga varri dhe i vdekur!