Për këto-Natasha Limaj


Natasha Limaj

Foleza në “ Muradie “

Kafja me aromë shtëpie

Filxhani, feksbardh si bora

Për këto…, më mungon Vlora…

Për “ jorgan të fukarait “

Për lulërimin e Majit

Fllad e dallgëzim nga deti

Historin’në mes qyteti…

Foleza në “ Muradie “

Ç’mu bëre pjesëz shtëpe

Shtatpalëqejfe buhabeti

Shesh mejdani dhe sekreti…

Portat e shpirtit kanatë

Nga malli me zë të lartë

Ligjërimi porsi kruaaa

Hidh për ty e prit për mua…

O, po, sa shumë kisha mbledhur

S’gjeta dot shpirt për t’i derdhur

Ftohtë – ftohtë…, ngado borë

“ Me këmishë “ që jam në Vlorë!…