Për mëmëdhen-Ymrije Beqiri


Jetuam në kohë të vështira

Thundra e pushtuesit e rënd

Për Shqipen shtrembër na vinte historia

Kurrë s’na lejohej ta thirrnim nënë.

Dhe radio shqip nuk lejohej

Madje dhe muzika qe ndaluar

U desh shumë gjak situata të ndryshohej

Dardanin ta shohim të çliruar.

Nuk pyetën shqipet nga hordhitë

Gjuhën shqipe se braktisëm

Ndër breza e përcollëm në breza

Atdhe dashurinë më fortë e rritëm.

Ndjehem e priveligjuar

Se këtë mision e vazhdoj

Që me fëmijët ku jam duke punuar

Me në gjuhën e nënës u këndoj.

Të vegjël janë fëmijët dardan

Por të mbushur me krenari

Dhe pse të vegjël janë

Mëmëdheun e thërrasin SHQIPËRI.