Për mëmëdheun-Ymrije Beqiri


Ymrije Beqiri

Jetuam e u rritëm në kohëra të vështira

Thundra e pushtuesit mbi ne qe e rëndë

Për Shqipërinë shtrembër shkruhej historia

Kurrë nuk na lejohej ta thërrisnim nënë.

Dhe radio shqip nuk lejohej të dëgjohej

Madje edhe muzika qe ndaluar

U derdh shumë gjak situata të ndryshohej

Dardaninë tonë ta shohim të çliruar.

Nuk i pyetën ne shqipet hordhitë

Gjuhën e ëmbël shqipe s’e braktisëm

Ndër shekuj e përcollëm nga brezi në brez

Atdhedashurinë në zemra e kalitëm.

Edhe unë poetja ndjehem e privilegjuar

Dashurinë për gjuhën dhe atdheun e vazhdoj

Prore me fëmijët, ku jam duke punuar

Me ta në gjuhën e nënës flas edhe këndoj.

Të vegjël janë fëmijët dardanë, janë mitarë

Por të mbushur me krenari që janë shqiptarë

Edhe pse të vegjël,

zemrën e kanë të madhe

Mëmëdheun e thërrasin SHQIPËRI NATYRALE.

Ymrije Beqiri