Për mua ngelesh mike…Floriri Z Petra


…Njohur vitesh, në këtë jetë..!!

Për ty nuk e di si do dukem

kur një ditë të mos jem..!?

***************************

Ca vargje të kanë munguar

pa thënë kohës në vite

Vijnë këtij mëngjesi me shi

për ty shpirt i kulluar, o mike

nuk dua të ngelemi në largësi…

Sa keq më vjen, që su takuam

një kafe ta shijonim të dy

Koha ishte e pa mjaftueshme

me punë ishe e zënë dhe ti..

Çdo ditë që vjen, të kujtoj

më mungon, zëri yt i ëmbël

së largu nuk te dëgjoj

Çfarë tu shkruaj, apo tu them

të ndjeheni pranë, si miq patriotë..

Je mirësi shpirti,

kur të shkruaj vargje ….

mes tyre ndjehesh sa pranë

kur gjen vehten të adhuroj,

dua tu përkushtohem

dhe pse larg, nuk të harroj …

Lule të bukura po të sjell

sikur është stinë pranverë..

Ditë shiu le te jete,

po vij si një erë

tek ty o zemër femre

Buzëqeshjen të dhuroj

ashtu siç ma fal çdo ditë…

As lulet nuk do të mungojnë

me to vij së largu, tu pushtoj

një ditë të mbarë të uroj

O mike e rrallë, pse më bën të qesh..!?

Frymë i bëhesh shpirtit, plot oksigjen…

Të dua më tepër,

se një trokitje në zemër

po ti a më do….si mik të shtrenjtë

Thuaje me fjalë,

mos e ngujo në shpirt

pesë gërma janë.. TE DUA

Je femër, e nderuar zonjë…

Nuk të kuptoj pse nguron

tjetri të jep zemrën në dore

të thotë me plot gojë..

Unë ky jam dhe do ngelem

I vetmi për ty..mik i vërtetë

të kam xhan e shpirt…

Të dua fort, brenda vehtes

më thuaj si ndjehesh..!?

A beson në këto fjalë

se dikush të adhuron

Ashtu siç je..!?

Respektin e shikoj çdo ditë

se fjalët e ëmbla

i kthen me nota shpirti

Por akoma të mendoj

çfarë ndodh, brenda teje

Kur flet e bisedon së largu

me një mik, në virtualitet..

Eh si vjen kjo jetë…

A do shihemi një herë…!?

Do ngelemi vetëm nëpër vargje

si gërma të arta, ngelur në reliev

shkrojtur me ngjyra ylberi…

O ëngjell, erdhur në mëngjes

sa shpejt u largove nga atdheu

shpirti yt ndriçon si qielli.

Përcjell aromë trendafili

mes rezesh dielli..!!

Për mua do të ngelesh mike

njohur vitesh, në këtë jetë…

Sido që të ndodhë, diteve në vazhdim

unë nuk ndryshoj, ky do të jem.

Udhes jetë pa kthim…!

Floriri Z Petra

Clifton, New Jersey

September 18th, 2018..

Të drejtat e autorit rezervuar

Mund të jetë një meme e 1 person dhe teksti