Këtu largë, nga vendlindja
Pranova diçka që se pritja
Një shami të nënës
Sikur i’a muar dritën hënës
Shkëlqente si mbi ujë deti
Dritën i’a muar edhe diellit
Vetëm nëna s’më haron
Nga unë mendë si largon
Nënë diçka më kafshon
S’kamja më tradhton
A harohet ai emër
Nënë të kam në zemër
Sa e sa lotë kam derdhë
Një nga një i kam mbledhë
Per ty si tespi qelibari
Duke i numrua,t’ët shuhet malli
Do të marë guxim nje ditë
Nga këtu kam me ikë
Se për stoli dhe hekura
Nuk jetohet me zemra te djegura
