Për një buzë do bëhem thërrime,
Buzë buzë kjo buza ime.
Bisht i syrit sheh nga unë,
Sy më sy shtatë ditë pa gjumë!
Kur ti qesh, kur ndrin në skaj,
S’ka pranvera prill,as maj!
Ah kjo puthja jote e dlirë,
Ditë pa ngrënë e netë pa pirë!
Për një sy, do bëhem dy,
Ti me mua, unë me ty!
Eja pra, të shkriftë inati,
Veç t’a zbojmë natën nga shtrati!
