Për një Shqipëri-Aziz Isak Ahmeti


Aziz Isak Ahmeti

4Nexhi Hasani dhe 3 të tjerë

Sa bukur që jemi shqiptarë,

Jemi të lumtur dhe krenarë!

Aty trimat ku pushojnë,

Është vetë jeta, liria jonë.

Jemi liridashës, jemi shqiptarë

Mos na quani njerëz barbarë

Këtë vend e fali Perëndia

Që ta gëzojë gjithë shqiptaria.

Kemi emër dhe gjuhë të vjetër

Që s`i ka asnjë popull tjetër

Do t`i mbrojmë me besë e nderë

Kjo për ne ka shumë vlerë.

Historia jonë zë fill

Nga pellazgët, në ilirë,

Nga arbërit, në shqiptarë,

Popuj tjerë s`kishte më parë.

Flasim shqip, jemi shqiptarë

Jetojmë me nder, me faqe të bardhë.

Në luftë me shekuj për liri

Tok të gjithë për një Shqipëri!

Nuk kemi vend për armiq

Dera është e hapur vetëm për miq

Për miq kemi shumë respekt

Ata që na ndihmuan i paçim përjetë.

Ju që erdhët pa pyetur fare

Të pafytyrë, pa shpirt, pa marre

Ikni priftërinj, cara e kapedanë

Serbë, malazezë, grekë e maqedanë.

Ikni, shkoni në tokat tuaja

Mos i gllabëroni tokat e huaja

Vetëm vendi juaj për ju ka vlerë

Aty ku mund të jetohet me nderë.

Evropa këtë fort mirë e di

Se në këtë vend s`do të ketë qetësi

Bima e huaj këtu s`ka jetë

S`janë vetëm fjalë, por e vërtetë.

Autori: Aziz Isak Ahmeti