ODHISEAS ELITIS
PËR RETË TΑ KAM THËNË
(ΣΟΥ ΤΌ’ ΠΑ ΓΙΑ ΤΑ ΣΥΝΝΕΦΑ)
ta thashë dhe për sytë e përlotur
për gjurmët tona lëshuara prej duarve
mbi tryezkat që shiu kishte njomur..
Haptas e në fshehtësi
për retë ta kam thënë,
për në të dy kam folur.
Ta kam thënë me dallgëzat
me vorbullën ngjyrësterrë ujojre
ta thashë me qenin, fenerin e cubave
si me kafenë edhe me fallxhoren
Më zë të ulët dhe të lartë
ta kam thënë me dallgëzat,
ta thashë natës prore.
Ta thashë dhe mesnatave
ta thashë në çastin kur ti nuk flisje
Me mendjen time sa nisja të cekurit
merrte flakë fustani që ti vishje
Si n’ afërsi e largësi.
ta thashë dhe mesnatave
kur ti sodisje yjet.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 422 o.e.α.
