Për retë tα kam thënë:Odhiseas Elitis-shqipëroi: Lefter Shomo


ODHISEAS ELITIS

PËR RETË TΑ KAM THËNË

(ΣΟΥ ΤΌ’ ΠΑ ΓΙΑ ΤΑ ΣΥΝΝΕΦΑ)

Për retë ta kam thënë

ta thashë dhe për sytë e përlotur

për gjurmët tona lëshuara prej duarve

mbi tryezkat që shiu kishte njomur..

Haptas e në fshehtësi

për retë ta kam thënë,

për në të dy kam folur.

Ta kam thënë me dallgëzat

me vorbullën ngjyrësterrë ujojre

ta thashë me qenin, fenerin e cubave

si me kafenë edhe me fallxhoren

Më zë të ulët dhe të lartë

ta kam thënë me dallgëzat,

ta thashë natës prore.

Ta thashë dhe mesnatave

ta thashë në çastin kur ti nuk flisje

Me mendjen time sa nisja të cekurit

merrte flakë fustani që ti vishje

Si n’ afërsi e largësi.

ta thashë dhe mesnatave

kur ti sodisje yjet.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 422 o.e.α.