Për rrëshqitjen në akull-Ligor Stafa


Është një shesh i akullt që të mbërthen

me duart e tij të ftohta, shesh i akullt,

ku ti je një mundim që ndjek mënyrën

se si hapet një portë e kristaltë,

ku ti je një disk për tekat e natyrshme,

një pëshpëritje mes pëshpëritjeve

për rrëshqitjen, për mosrrëshqitjen.

Është më pas një udhërrëfyes për lëvizje

të përkryera, një përqafim i egër

dhe një përqafim i akullt,

pritja për një zgjidhje,

por edhe një ankth që përvidhet netëve

për rrëshqitjen, për mosrrëshqitjen.

Në këtë përzierje lëvizjesh, pritjesh,

ankthesh dikush shkon

duke imituar përbindëshin e tërhequr,

duke iu shmangur lornjetëve të bezdisshëm,

që fiksojnë ca imazhe

për rrëshqitjen, për mosrrëshqitjen,

ku edhe magjia e këpucëve magjike

prishet.