Për të qenë të shenjtë:pa shenjtëri…Vladimir Bizhga


Për të qenë të shenjtë:pa shenjtëri…

Ishte dimër

Dhe era,

dhembet e gardheve

kruante.

Asnjë rrugë nuk dimë,

Ne epigramet e kohës.

Ku vdekja nuk vdes

Se vdekuri,

por zgërdhihet,

në qefinin e reklamave,

ku gjithçka

është ne shitje..

Në shurdhimin

e shurdhuar,

u shuan

qirinjtë e Naimit.

Në ëndrrën e bukur,

të dhimbjes se harruar.

Si një endacak

i varfëruar

Kërkova në mjegulla,

Hirin e lirisë.