( Mërgata Shqiptare Në Botë )


1.
Zhgenjimët e egra më ndrydhnin
Shpirtin tim e zëmrën në mbrendesi
Ëndrra më befasit më shtrydhnin
Koha e errët ishtë e mbeti pa rendesi.
2.
Shtigjevë pa besë ecem në qëndër
Pritëm më vitë dritë drejtë ardhmërisë
Në pritë më del stuhia në epiqëndër
Djallzia hyri më rrëmbim të dinakërisë.
3.
Çelbi në shpirtë vershonte pa ndales
Koha e vjetër vezhgues e ditë të errta
Erat të ndryshmë furtuna pa mbules
Në prapavijë ne kishim vijat të pjerrta.
4.
Vezhgues koha e vjetër të errta ditët
Guac e mbyllur lojrat u rritën ndjeshëm
U mbyllëm në errësirë e ju nuk pytët
Ah, nata mashtruese flistë rrjedhshëm.
5.
Në paramak të agimit nuk vrejta diell
Shpresa më deshirë lengonte e vuante
Dritë në mëngjes e rë pa fund në qiell
Pas shpindes goditje bisha valle luante.
6.
Kalan dhe kullën e ndertuam më gurë
Ishte rruga e gjatë deri në majë të hotit
Vitët iken fati i mergatës mbeti nën urë
Prap lind dielli për sternipat e Kastriotit.