Kasam Shaqirvela
*
PËR TRËNDAFILIN TIM TË BARDHË
Mëngjeseve me vesë o trëndafil
kur drita e bardhë del në Ag
aroma yte ç’më bën bandill
dehjen shpirti ma ka në prag.
*
Përsiatjet shkojnë dhe sërish vijnë
brengat bredhin shtigjeve të mallëngjimit
tufa shpresash përherë më gdhijnë…
shenja udhëkryqesh të mërgimit…
*
Zemra mbushet e më s’duron
sa herë të sheh kopshteve ty…
në bahçe t’vendlindjes mendimi shkon
me retë e bardha ndalur në sy..
*
Dhe riga shiu më bien përmbi
Porsi ajo vesë e rënë në Ag
Peng i kujtimeve jam gjithnjë
Për trëndafilin tim të bardhë,
I vesuar që më pret në prag.


Pëlqej
Komento
Ndaj