Për ty babi im
Të kërkoj kudo dhe në çdo vend
Gjithandej, dhe nuk mund të gjejë dot
E di, që ti ëngjëllë je bërë
Eja, dhe në ëndërra të më gjeshë
Edhe pse vitet kalojën me radhë
Malli për ty, më shumë shtohet
Mungesën tënde e gjejë kudo
Se fjalët e tua unë kërkoj, dhe si gjejë gjëkundi
I kërkoj dhe si gjejë dot, nga as një
Se fjalët e tua babai im i shtrenjtë
As një si ti mua, nuk mund të mi thotë
Mungesa jote, zemrën fortë ma shtrëngon
Të mbyllë syt fotr, të shoh dhe njëherë si më parë
Të përqafoj fortë, dhe djersës tënde era ti marë
Asaj djersës tënde që punoje me nder
E mbaje ti familjen dhe ishte krenarë.
I rrite dhe edukove fëmijët, kush më mirë se ti
Ishe mësuesi dhe edukator i parë, në jetën tonë
Ti ishte shtylla e shtëpis, që mbi supe e mbaje fort.
Ti ishte dhe je krenaria e familjes tënde
Ah sikur të kisha pranë,
sa shumë do të thoshja.
Do të flisja dhe do të përqafoja pa fund
Ti e di shumë mirë, se sa shumë të donim
Fjalët për ty babai im, nuk mund ti hedhë dot në letër, se ato janë pa fund
Malli për ty është aq shumë, sa malet e larta dhe deti pa fund.