Për ty hero Afrim Bonjaku-Ferit Toma


Qan Kosova e Mitrovica

Për ty Afrim Bonjaku,

Të vranë sa zbardhi dita

Si lum të vajti gjaku…..

Por ty hakun ta morën

Djemtë e policisë kreshnike,

Ata që e mbrojnë Kosovën

Që me gjakun tënd e ndrite.

Ike o heroi ynë

Me flamur të kuq mbuluar,

Për Kosovë e Shqipërinë

U vrave për tëndin truall.

Nuk të harron Kosova

Dhe Kukës bashkë me Tropojë,

Po për ty qan dhe Vlora,

Për ty qajnë këto troje.

Ike Afrim po nuk ke vdekur

Gjaku yt mbi këto troje,

Mbi çdo gur e shkëmb ka mbetur

Që ti në shpirtë sa i doje.

Këngë do këndojë Çiftelia

Do valojë i lirë bajraku

Nga Kosova e Shqipëria

Lavdi ty Afrim Bonjaku.

Mund të jetë një imazh i 1 person, flamur dhe teksti