Piro Millona Minella
Për Ty i lutem Zotit të më japë “hua” edhe një tjetër jetë…”
….Na ndan kjo largësi e mallkuar.
Të dy jemi në dy anët e detit.
Sot dola herët në breg dhe ligjërova:
Mirëmëngjes e dashur..!!
Dhe të dërgova puthje të zjarrta..
Megjithëse herë pas here largësia na ndan sa një mal i lartë, përsëri e kapërxej dhe të dhuroj puthje pa fund.
Vij lehtë natën dhe të puth në ballë ashtu lehtë mos të të zgjoj nga deti i ëndërrave ku je zhytyr aq ëmbël.
Befas të ndjej ndonjeherë tepër larg, si hëna që rri me diellin që Zoti ja ka caktuar të dashur të perjetshëm, si edhe Ne të dy.
Fizikisht jemi larg mes nesh brigjet e detit, që na ndan..
Deti, mali dhe lart yllësia mbarë.
Nuk u lodha ndërtova shkallët me rradhë, diku ura, malin e thërmova me mallin tim të pashuar.
Ne jemi dhe mbetemi në oazin e dashurisë Hyjnore.
Çdo natë flejmë dhe zgjohemi në strehën tonë të rrjeshtave të panumërta.
Kështu si pa kuptuar mbarova vëllimin e jetës tonë dhe sot çuditem sa shpejt u thurr. Të pres të thurrim vëllimin e dytë
Ndoshta shpirti asnjeherë nuk do e shuajë etjen, ndoshta etja nuk do shuhet as me vdekjen.
…Po të lutem:
” Edhe pak a më pret!?”
Mbase Jeta nuk më mjafton, i lutem Zotit të më japë “hua”dhe një tjetër Jetë…
Piro Millona Minella