Për ty jam Eidezë-Vjollca Aliu


Si libër i palexuar e këngë e pakënduar,

Si melodi e padëgjuar e zjarr i pashuar,

Si ujë i paturbulluar e si deti i patrazuar

Jam UNË për TY.

Për TY që s’më kupton,

Jam libër i palexuar e këngë e pakënduar.

Për TY që s’ndjen asgjë,

Jam melodi e padëgjuar.

Për TY që të djeg,

Jam zjarr i pashuar.

Për TY që me mua s’arrite t’lundrosh,

Jam ujë i paturbulluar.

Për TY që kurrë s’arrite t’më turbullosh,

Jam si deti i patrazuar.

Jam UNË ajo që isha,

E TI nuk ishe dhe as nuk je,

As libër, as këngë, as melodi,

Nuk e di dhe a je njeri?

Nuk je as zjarr, as ujë, as det,

…sepse ishe dhe mbete vet,

Labirint i vërtetë.

Vjollca Aliu

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 292

Të gjitha reagimet:

8Bilbil Murataj, Faqja Zyrtare Ardian Muca dhe 6 të tjerë