Për ty liri-Zymer H.Haliti


PËR TY L I R I

Për ty këndojnë zogjtë e malit

Sa ëmbël ia thonë çdo mëngjes

Për ty çdo ditë lotët prej mallit

Vërshojnë si vrushkuj me vesë

Për ty poetët kanë shkruar poezi

Rapsodët kënduan nëpër oda tona

Sa e madhe je më e shtrenjta Liri

Eh sa shumë vite të kërkoi Kosova

Për ty u bënë luftëra,gjaku rrodhi rrëke

Nëpër shekuj kalëruan trimat shqiptarë

Që nga kryetrimi ynë,i madhi Skenderbe

Me shqiponjën tonë ne ishim krenarë…

Për ty Liri kemi vuajtur brez pas brezi

Dhe kurrë nuk u mposhtëm nga dredhitë

Kjo Europë e poshtër tinëzisht na shkeli

Duke na ndarë pafaj,duke prekur kufinjtë

Ne ishim një vend i lashtë ndër mote

Me kulturë dhe gjuhën tonë ilirishte

Por dikush na coptoi trojet shekullore

Edhe pse kombi ynë më i vjetër ishte.

Ti Liri e çmuar me gjak të fituam ne

Për ty shumë dhanë jetën,ranë dëshmorë

Sot sikur një lule e çelur dukesh në atdhe

Je nusja më e bukur me krushqit dasmorë.