Për ty më del vargu …Adem Nuhaj


Për ty më del vargu ……..

Kur , shkelje mbi borë

Tanii bora tretur

Moj vetull kurorë

Gjurma të ka mbetur.

Nuk më lë meraku

Moj bandillja ime

Për ty më del vargu

Si , ujtë në burime.

Moj flokë trendelinë

Si , të ngjyer në Hënë

Vargu për ty shkrinë

Edhe bëhet këngë.

Mer grykat dhe rrëzat

Lundron mbi lëndinat

E këndojnë thëllëzat

E këndojnë bilbilat.

Do vij , do të gjëjë

Të shoh atë sy

Këngë pë ty do bëj

Ta këndojmë të dy.

…………. Adem Nuhaj ………..