Për ty Shqypni të gjithë menduam
babë, babgjysh të deshtën shumë
eh,sa vite shkuan deri sa të takuam
e shtrenjta,e bukura që të dua unë.
Për ty moj Shqypni kemi andrruar
se je një vend i shqipeve krenare
sa e sa libra për ty janë shkruar e lexuar
oj nana jonë,oj krenaria shqiptare
Për ty moj Shqypni prita shumë vjet
që të shoh të bukur,të lirë e bujare
e sot,endem i lirë ,notoj nëpër det, shëtis në çdo qytet
duke shiju ëmbël melodinë e valëve
Për ty moj Shqypni kurrë s’u ndal kanga
vend i shqipeve nëpër fusha e male
për ty Shqypni këndoi Dervish Shaqa
oj nana jonë e çmueshme,e madhe
