Për Ty-Nazif Laçi


Shok i pandarë në rrugtim

Nuk ka dyshim, se të dua

Të shiqoi në sy drejtë dhe me admirim

Rrugën që kaluam, ishte e gjatë dhe me mundime.

*

Por, kaluam të gjitha pengesat

dimëra, erëra dhe dallgë me anije

Dhe dolëm faqebardhë, në klanë t’onë

Gëzimet i mundën, vështërsitë.

*

Dashuri, respekt dhe bashkëpunim

Si rezultat trashigimi, pesë fëmijë

Me nipa e mbesa, 16, kjo është pasuri

Në kalvarin e qujtur jetë.

*

Në këtë pjesë të jetës

Krenar, në kalanë t’onë, shtëpi

Falënderim dhe repekt e dashura

ime e jetës, Metije.