Për ty nënë heroinë!-Fatbardha Zirka Menaj


Fatbardha Zirka Menaj

Për ty, që herët u bëre nënë!

Mbi shpinë more një barrë të rëndë!

Edhe pse e vogël, dhe e pa nxënë..

Ti prapë luftove,për fëmijën tëndë!

Pêr ty nënë, që fati u tregua i pa fat..

Dhe u bëre, vet nënë e vet babë!

Pêr ty nënë ,”që shqiponjë u bëre”

Hape krahët, në gji mblodhe” zogjët jetim”!

Në folenë e pa strehë,”shpinën krruse e bëre çati”

“Mburojë u bëre në çdo stuhi”,luftove për ata fëmij!

Për ty nënë,që akoma trupin tënd sakrifikon..

Të lindësh një jetë.. të falësh një botë !

Për ty nënë,që u”lëndove”deri në shpirt dhe kockë!

Se engjëlli të iku ,atë zë se dëgjove më “kurrë”

Të,të thërras ëmbël,nënë o nënë të dua pa fund..!

Për ty o nënë ,që në kohë luftërash,sirenash.

Mes tmerrit e plumbash, fëshkëllimash

Solle në jetë një mbrekulli! Fëmijën tënd!

Për ty nënë ,”sakate”, me një këmbë a dorë..!

Si qiri i ndezur u trete ,ç’do natë pa gjumë..!

Mbi kokë qëndrove, kur fëmija jot ishte sëmurë!

Për ty o nënë,që more rrugëve të botës…

“Luftove” me mishë e shpirtë guxove!

Në një botë të maskuar, ku ti ecje kuturum..

E zgënjyer nga pa drejtësit ,forc i ɓëre lotët

Pêr fëmijët e tu mirësish, rreze shpresash!

Në shtigjet e jetës ,dritë hedhur, falur lumturish!

Për ju nëna heroina! muza shkruar,me mira fjalê..

Për ju nêna, forca e ç’do vargu ,histoitë e përjetuar!

Aty gjej një copëz time,nënat jan të lindura heroina!

Pêr ty nënë,që mohave veten,jetove mes

sakrificash

E shpirti të frymon ,diku në një yll të galaktikës

Burimi forcës ,që nuk shteron ështe fëmija!

Për ty , pêr ty, o nënë heroinë !!!