Për ty nënë!Myzafer Ejupi


Për ty nënë!

Unë jetoj vetëm për ty, frymoj vetëm për ty, dhe i lutem Zotit çdo ditë të të kem afër deri sa unë ta lë këtë botë të mundimshme, sepse nuk e imagjinoj të jetoj pa ty në krahun tim!

Sakrificat tua të panumërta prej ditës kur më mbajte në krahët tu, netët tua pa gjumë nga të qarat e mia, vitet e vështira deri më rrite me plot mundime, dhe kur babai u nda nga jeta, ti përsëri gjete forcën të kujdesesh dhe të më qëndrosh afër, duke luajtur edhe rolin e tij, duke dhënë shembullin më të mirë të nënës heroinë!

E di, kurrë nuk mund të ti kthej ato që ti ke bërë dhe akoma vazhdon bën për mua, e shoh në sytë e tu sa dhimbje dhe vuajtje ke kaluar, dhe këto fjalë i kam shkruar duke qarë sepse e di që s’ka qenë e lehtë për ty, jetoj për ty dhe dua të të bej krenar, nëse nuk arrij të të bëj të buzëqeshësh çdo ditë, fjala më fal është pak, nga të gjitha vuajtjet tua, çdo rrudhë e jotja tregon vuajtjet tua dhe pavarësisht të gjitha sfidave, i lutem Zotit, mos ma merr edhe nënën, isha fëmijë kur ma morre babain afër teje, më lejo të rri me nënën time, është gjithçka dhe e vetmja që kam në jetë!

Myzafer Ejupi ©