————————–
Prane shtatores tende,kembe kryq u ula
veshtrimin mbi Liqen,tutje e kishe hedhur
me nderim dhe respekt,para teje u perhula
per-perlat-poetike,qe mbi leter ti ke derdhur.
Me borsalinen ne koke,dhe shallin mbeshtjelle
veshur me Kapotin e gjate,dukeshe hije rende
sikur shikoje mbi Liqen,poezite qe kishe”mbjell”
me qenin e vogel-Cuci-qe te rrinte nder kembe.
Para poezse tende,o Poet i dashurise
te gjithe ne qe shkruajne,jemi si therrmija
pavaresisht se te lane zhytur,ty mes vetmise
te ngriti ne piedestal,shume lart-Poezia-.
VILSON MERSINLLARI.
