PER TY PUNËTOR
—————–
Kur kthehesh nga puna,i lodhur,i kapitur
me duart gjakosur,me duart tërë kallo
atëherë një pjesë njerëzish,janë duke shëtitur
duke shkuar nëpër-pabe,-për të kërcyer -ballo-.
Me një dymijëleksh të vjetër,hyn në dyqan
dhe mendohesh shumë,fëmijëve cfarë t’u cosh
ble dy vezë,një bukë,dhe një qese -tërhan-
që vaktet e bukës,me familjen ti kalosh.
Ata që shëtisin sot,nëpër pabe e karokera
nuk marrin si ty punëtor, treqind mijëlekë
ata hanë nëpër lokalet më të shtrenjta përhera
cdo ditë hanë karkaleca deti,koce dhe levrekë.
Ngrihesh herët në mëngjez,që në orën pesë
dhe rrugës kur ikën,vec për fëmijët mendon
shkon dhe punon,për ditë në punë të zezë
dhe për vujtjet e tua,askujt mëndja si shkon.
Dhe këta janë ata,që në politikë kanë hyrë
që ti i ke votuar,me dorën tënde përherë
nga corape grisur,ku s’shiheshin as në pasqyrë
sot janë bërë të gjithë,janë bërë milionerë.
Dhe shtëpinë që ke ndërtuar,e ke bërë me kredi
e sot e kësaj dite,si ke vënë dyer dhe dritare
ku zullumqarët e politikës,ata që voton ti
kanë vila dhe resorte,gjatë vijës bregdetare.
VILSON MERSINLLARI.