Për Ty, që hesht !Tomi Buzi


Për Ty, që hesht !..

Për Ty poet që heshtë ..

duke rendur baltrave të kohës

me penën në dorë,

a si dëgjonë klithmat e jetës

në barkun e këtij fëmije ?

Veç lotët i kan mbetur për ‘përsheshin’ horror, që ‘gatuajmë’ ne ..

të ushqej shpirtin,

mbështjellë me ‘metafora’ llahtarie !..

Ti që rendit ‘pikët ‘ në vargje romancash, dashurie,

mbledhur në ekstazën e stampave konvencionale ,

nëpër diploma ,

mbështille me vargun tëndë barkun e këtij fëmije..

ti ‘ mjekosh ‘ pak shpirtin,

mbetur pengë i lëmoshës,

me ‘ tollona ‘ !..

‘Krim dhe ndëshkim’..?!

Kështu do të shkruante Dostojevski në Rusin Cariste..

për Roskolnikovin që thuri plane për

fajdexheshën ,

po ky fëmijë i varfër i botës

globaliste ..

si mund të thuri plane për të vazhduar jetën ?..

Oh, sa turp !

Ne ecim krenar ..

si po-etër, me pena nëpër duar ,

krijojmë s’teriotipe duke e kthyer bojën e zezë në ‘ ar ‘ !..

Plot ‘ lule ‘ e ‘ dashuri ‘ mbjellim në kët botë të mallkuar ,

e përpara neshë ..

rendin këmbëzbathur, fëmijë me barkun tharë !

Përse hesht Ti poet

Duke rendur ‘kokëlartë’ baltrave të kohës ..

me penën në dorë ?

A si dëgjonë klithmat e jetës

në barkun e këtij fëmije ?..

Që veç lotët i kan mbetur për ‘përsheshin’ horror ..

të ushqej shpirtin,

mbledhur me metaforat tona ,

si ideologji llahtarie !

About Post Author