Për ty toka ime-Valbona Kolaveri


Përtej kumteve të shpirtit

Në më të padukshmet e skajshme,

Tendosur në fije imagjinatash

Praruar me diell dëshirash,

Fle ëndrra për ty

Toka ime,

Në cilën pranverë

Do të shkriftohet plisi yt i ngrirë?

Shpresës krahëthyer

Ditëve të mardhura

Trungjesh

Që bien pa jetë,

Të shoh

Tek plasaritesh buzësh,

E thinjesh,

Kur zogjtë të ikin shtegëtimesh,

E atëherë

Më zë këngë e trishtë vaji,

Se gjethet e tua

Zunë të binë çdo stine,

E të zverdhin udhësh,

Dimrat ti sjellin shtatit

Dhe filizat ti ngrinë,

Deri kur diejt do ngrohin

Për ty?

Bulëzash jetë

Të shndrisësh sërish,

Deri kur?