PËR TY
Me ty i dashur kam gjithçka
Kam dritën e syve tu
zemrën tënde që më do fort
Me shumë dashuri.
Pa ty s’kam asgjë, jam bosh
Bota ime do të ishte e errët,
qielli im do pikoj lot
Pa ty jeta ime nuk është jetë.

Ti je shkëmbi ku mbështetem unë,
Nuk më intereson fare,
se çfarë flasin të tjerët për ty
Të dua shumë ashtu siq je.
Vetëm me ty dua të jetoj
çdo minut të jetës ta gëzoj,
Ti je jetë, je frymarrje
Je gjithçka për mua!
Michigan 12 prill 2023