————————————–
Për vitet e moshës,nuk desha të shkruaja
por u vura me veten time,shumë në siklet
si sot në këtë datë,mua më ka lindur Nëna
se si ikën pa pritur,gjashtëdhjet e pesë vjet ?
Ikën vitet si uji,ikën fare pa u ndjerë
dhe akoma më duket vetja,sikur jam fëmi
trokiti tek unë,trokiti pleqëri e mjerë
dhe mëndja më gënjen,më thotë;-je akoma i ri.
Një thënje të pleqëve të parë,unë e mbaj mënd
dhe këtë shpesh herë,në këtë moshë e kujtoj
plakut dhe fëmijës,bëji qefin,lëshoi pak vënd
sepse nga mëndja dhe huqet,janë të dy njëlloj.
sepse nga mëndja dhe huqet,janë të dy njëlloj.