PËR ZOTIN


Ismet Tahiraj

Për zotin

Ademi e Hava

Këtu kishin

Pasur gjithmonë

Shtëpinë.

***

Kur bëhëj lumturimi

e vijej zi.

NGA MERGATA

Nga mergata

e therri

gjembi torallak.

Jahiri erdhi

I vdekur ne arkë.

Bulec i’a

Ruajt një vend.

FLETET E LIBRIT

Fletet e librit tim

I fali ty si pjergull

mushti I rrushit

Ende na përcjell

botet prej balte.

Ëtërit gjithmonë

bënin me dije,

Frymën e fundit

Lëreni për këtë vend.

***

Befas zgjohet ati

I trembur me djersë,

Tek Bunari I Çobanëve

Mos te na vijej

pas

Rrengu.

JANUARE

Januare pati nuse

lahur bardhë

Me ardhë.

E iku, tha po

Bashkohem

më kënetën

këtè kalvar.

Buleci e memcëriti

Ndryshe s’kishte te ngjarë.

URA

ka një kërkesë

Malinj

Kur vijn agimet

Thotë çelu

kthehet mbrëmje

Thotë mos u ngrys

Se t’kurren plepat

Thyhen mjedis.

***

Atëhëre dije si qiqëra

Se po kalon

Urën e Siratit

Nëse kilet I ke tamam

Koha është e jotja

Buleci rrencat si duron.

MË PARË

Bungu ,lajthi ,e çarri

vjedulla prush,

Ec udhë e vjetër

Kah Vushtrria.

të mbërrija deri te ajo

zgjatet e zgjatet,

Si dizga rrufeje

E lisat zënin myshk.

Shkonin e kthenin

N’ darka ,n’mes natë,

Udhëtaret

trokitnin ne derë

Ne derën gjyshit tim.

nè bujtinën e kahershme

gjenin strehim.

Kurrkush s’kishte hidhërim

pak o me shumë

Musafir,I yni musafir.

hije e tij I percillte

Me ogur urimi

Me bukë e djath ne xhep

Si dizga rrufeje

Lartësoheshin këngët

Buleci gjithmon

Merakosej për musafir.

MAL PEMISHTE

Mal pemësh

Mallonin Bulecit

heqte etjën udhëtari

I bekuari musafir.

shtoheshin

Mollat ,dardhat

hambaret

grur ne to dhe shalqij.

Mal pemësh

Kurdiseshin këmbëkryq

Me krenarin e pronareve

xinxarë.

Ah që shkimbnin etjën

Njerëzit drumtar.

MBAJ MEND

Mbaj mend

më djegënin erërat

Si fletë mani

Si hi shpuzorje.

Dhe prapë

Mbeta këtu.

Biro me tha:

Gjyshim im Hasani,

Le të luajn me zjarrin

Me rribën e fatit.

Ti kufijt e Bulecit

Drua se I luan ,

Mbi gju te gjokut

Do te notoj gjaku

Kujto Urën e Siratit

Dhe s’ke pse më u trembë.

OBORRET PËR PLOTË FËMIJË

Erdhen tatarët

Buzëçerep varur

Mi kallën shtëpitë

Prapë I ngritem çatit.

As një grua brerore

Përplot fëmijë oborret….

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.