Qëndroj i mundur përballë një gote,
mes avujsh që më mjegullojnë shikimin.
Më afrohesh lehtë përtej një bote
me dorë shtyj avujt, kthelloj mendimin.
Jam në ëndërr apo më bëjnë sytë?
Kur varesh nën një parashutë resh
të mbledh në krah, je pendë e lehtë.
Oh ç’kënaqësi, me ç’mall të pres!
Kur mbaroj gotën ti më largohesh
ashtu si më erdhe lehtë, pa u ndjerë.
Nuk e di përse kaq shumë frikësohesh?
Ç’trishtim i madh për një të mjerë!
Zgjohem ëndrrës, që më mundon.
Me vesë mëngjesi shpëlaj unë sytë.
Si zogjtë në vjeshtë mëndja shtegton.
A do të gjeja vallë, unë një të dytë?
