PËRCAKTIME TË DALA NGA JETA
-Shumë e bukur je, moj vajzë çapkane, Po të bie bukuria, se je llafazane!
Nga fytyra e pashme, priten fjalë të buta, fjalët duhet të pakta e punët të shumta.
– Moj ti tjetra që mençuria të zbukuron Dhe sytë e qeshur, t’i lezeton….
Shpirti yt i mirë, zemrën ma ngroh, me mirësinë tënde më lumturon. Me mençurinë tënde që të dallon, shumë shoqe të ëmbla po i afron.
-Ti e bukur s’je, por të zbukuron mendja, se fjalët e tua janë shumë të ëmbla.
Ti e bukur s’je, po mendjen ke thesar, mendja me para nuk blihet n ë pazar!
E bukur s’je, por je e nderuar,
sepse nxjerr flori nëpër duar!…
-Ti e bukur je, por mendjen fyell e ke, dhe kjo bukuri të behet pa vlera
s’të shkon fjala dhe bukurinë ta merr era. Një vajze e bukur, shumë e kallaisur,
me minifund të shkurtër, ma ka shpifur;
Po pse moj vajzë e humb bukurinë, qëndro më serioze, të fitosh mirësinë!
Se vajza e thjesht, respektin gëzon
dhe me shumë miq të mençur të afron…
