Perëndesha ime-Majlinda Pajaj


Majlinda Pajaj

Jam si zogu kur e mer era,

Përplas krahët mbi oqean,

Perëndeshë të shoh tek dera,

S’ndal dot mallin kur ai qan.

Si përherë kur vjen pranvera,

Buzëqeshja ndrin si ar,

Të pres bijë më thotë ngahera,

Fryma jote sjell behar.

Tani rrudhat i janë mbledhur,

Zemra tkurrur është në hall,

Fjalë të pathëna nuk janë zbehur

Zgjuar qëndrojnë, mbështjellë me mall.

Erdha nënë të mbuloj thinjat

Se aty vitet kam mbledhur

Bukurinë ta shoh si drita

Se për ty jam hënë e fshehur.

Dimër i ftohtë zjarrin të pruri,

Një bisedë ndez një gosti,

Troket gotën, s’ të merr gjumi,

Bashkë me ne vjen viti i ri.