Perëndim Dielli-Fatbardha Budini


Fatbardha Budini

Sot ky Perëndim Dielli shumë më mahniti,

me bukurinë e tij madhështore më kënaq tek shpirti.

Si një top i zjarrtë duket në mes reve,

ashtu siç duket jeta e shumë njerëzve.

Jeta jonë duket,si ky Diell i artê,

herë është e veshur me gëzim,

herë është si këto re të veshur me trishtim.

Dielli dhe retë janë pasqyrimi i jetës tonë,

ato janë gëzimi dhe hidhërimi jonë.

Në këtë ditë isha paksa

në trishtim,

por ky Perëndim Dielli,sot në shpirt më solli gëzim.

Adhuroj këto bukuri natyrore,që Zoti na ka dhuruar,

që ne njerêzit, jetën tonë në paqe dhe në lumturi,për ta jetuar.

( Kjo pamje e mrekullueshme e këtij Perëndim Dielli u fotografuan,sot nga vajza ime)