Perëndim mbi det-Blerta Basha


Perëndim me rreze të arta,
Më jep jetë më jep shpresë,
Më ke marrë në botën tënde,
Përmbi det më lër të vdes.

Le të mbytem në kujtime,
Të fle bashkë me perëndimet,
Të shëtis botën anembanë,
Atje ku perëndimet fund nuk kanë.

Të shkoj në botën e pafundme,
Atje ku flenë lumturitë perëndimore,
Të përqafohem me yjet e qiellit,
Që natën e errët e bëjnë lule bore.

Përmbi det shpirtin ta derdh,
Në mes valësh ty të pres,
Dhe kur prap të perëndosh,
Detin me rrezet e arta t’a ledhatosh.