Unë jam këtu,
tek dheu i te parëve,
Ne apartamentin
e vjetër sa bota,
me një biçikletë,
te harruar,
me gënjeshtrat
e vërteta,
ne ajrin
e sofistikuara,
me kafe
pa sheqer,
me vargjet
e ngrehura natën
shkruar
ne retë e zeza,
ne fasadat
e apartamenteve
vulëhumbur,
ku enderrat
i shtyp shpresa,
mbuluar
me dengelat
e borgjezëve,
qe janë
proletar borgjez,
me dashurit ,
e ikura.
Ne varje
shpresash,
ne alarme rozë,
me parti,
pa parti,
me mesjetën
moderne,
me novela turke ,
me novela meksikane,
qe përtypin ditët,
qe hane
orët e jetës,
kur zonjat e reja,
te republikës
se trete,
pine shampanje ,
ne krocjaerat italiane,
ne Bulqizë,
vdesin minatorët,
ne tymin e predhave,
zvarritet, Shqipëria,
mes rezolutave
te kom. Evropian,
ne protokolle ,
ne c’shterngim duaresh,
bankete,
shkeli syri,
me zëdhënëset
e bukura,
ne pyllin e vdekjes,
tjerrin rezolutat,
dhe hekurosin
demokracinë,
Unë jam këtu.
ne qiellin e gazetave,
me duart ne xhepa,
pi kafen e hidhur,
dhe zhdukem
ne vargjet,
me re ,pa re,
ku malli njerëzor,
nuk blihet me para,
atje ku je ti,
e mira
e bukura
dashuri.
ku enderrat
i shtyp shpresa,
mbuluar
me dengelat
e borgjezëve,
qe janë
proletaro-borgjez,
me dashurit ,
e ikura.
Ne vrarje
shpresash,
ne alarme rozë,
me parti,
pa parti,
me mesjetën
moderne.
