“Perendimi i thyer”-Petraq Pali


Fragment nga libri im

“Perendimi i thyer”

Poshterimi 2 (red)

Iku Metua i shkretë në një repart ku komanda ishe e njëjtë. Ndryshimi ishte se ne ishim brenda ne qytet, kurse kompania e tij ishte buze kufirit 25 km. më larg nga qyteti.

Kompania mitraliere kishte atëhere një komandant shumë të zot, artist në profesion, shume i sjellshëm e i dashur me ushtarët .

Kompania me komandant Xh C, ishte me shumë zë në gjithë Ushtrinë Popullore për rezultate të larta. Kompania ishte skalion i dytë në brezin përgjatë vijës së kufirit, i cili ruhej me shumë përkushtim e devotshmëri nga UP e repartit tonë, Br.17 e këmbësorisë malore, Brigadë kjo shumë e nderuar.

Në kompaninë ku shërbente Metua, kishim disa shokë tanët, të cilët vinin shpesh në qendër për furnizime me një ZIS3.

Ata na binin lajme nga Metua, disa prej tyre e njihnin qysh nga jeta civile.. Çdo ditë do na sillnin ndonjë gje te re nga bëmat dhe çudirat e tij.

Siç na thoshnin ata, ai rrinte i veçuar, nuk shoqerohej me njeri.Dëshira për të qënë i përgjegjshëm e kishte kthyer ne robot dhe shumë enigmatik e për këtë kishte terhequr vëmëndjen e të gjithëve.

Transferimin e priti me qetësi e në heshtje duke mos i bëre fare përshtypje që nga “ushtar zyre” me ngrohje e kondita perfekte për kohën,do shërbente roje ndërrese apo patrrulle,natën në terr,në ngrica e të ftohtë,me.plot rreziqe! (Imagjinoni dimrin e atyre viteve 1963-1965).,

Gjithë shokët,pa përjashtim,me thënë të drejtën,pyesnin me interesim,me mall e dashuri për Meton . Ushtarët që vinin me ZISin3, që i përkiste kompanisë mitraliere e kishte shofer shokun tonë vlonjat Lutfiun,që e kishte kthyer këtë ZIS në makinën më të bukur në Republikë,si të porsa dalë nga fabrika.

Ata thoshin për Meto “ziun”qe edhe me shokët e patrrullës ,apo të ndërresës,nuk komunikonte fare.Vetëm “Urdhero !”,”Si urdheron” ,me rreshterin apo kapterin,komandant të togës dhe asgjë tjetër.

Sa mbaronte shërbimin ,futej në kapanon ose bibliotekë dhe lexonte.

Ishte i vetmi ushtar qe ngopej me dy tre ore gjumë..(?),se ushtari ne atë moshë gjumë dhe bukë kërkon. I çoja të fala me shokët hera -herës, por asnje haber nga ai..

Pyesja ushtarët dhe Lutfiun nëse ia kishin përciell të falat e mija Metos apo jo.Me konfirmonin se të falat e mia kishin mbrritur në destinacion dhe përgjigjja e vetme ishte:”Jepini të fala rebelit PJP(e kisha nofke ne ushtri,peshqesh nga shoku im i fëmijërisë,Xhoxhi). Mbas disa ditësh ,Metua beri”dënglën” e parë…Kishte vrarë kalin e repartit se e quajti “shkelës kufiri”.

Kishte thirrur tri-katër herë:

-“Ndal! Ndal! Kush kalon?

Ndal ,se do të qëlloj!Ndaaal!…Ndriço fytyrën!Ulu barkas!”

Mbas një pauze ,hedh nje fishek flakëhedhes në qiell dhe nuk priti te shikonte objektin e ndriçuar,po shtiu ne çast e zbrazi plot një karikatore automatiku mbi “shkelesin”.

U alarmua e gjithe kompania. U ngritën te gjithe te llahtarisur ne mesnatë. U armatosën dhe u dha komnda e gatishmeria nr.1 “Armiku” ishte shtrirë sa gjatë gjërë buzë gardhit të repartit…

I ziu Meto,çfarë pësoi më pas! E tallen dhe e injoruan kolektivçe , e dënuan me dy javë burg.(Ia hoqen edhe ato tru qe kishte). Dashur padashur u “legalizua” mospërgjëgjësia e tij mendore,shoqërore e sociale. E me pas,kur iu rikthye detyrës, komanda bënte kujdes,porosiste ushtarët të mos perplaseshin dhe as te komunikonin me te.

E shoqeruan më pas në Elbasan bashkë me dr.e repartit t ‘i bënin nje vizitë mendore. Rezultati:Depresion,stress ,pak skizofren,jo i rrezikshëm, i aftë i të kryeje shërbimin ushtarak..Te gjitha këto e te tjera që ndodhën më pas,na i binte te fresketa Lutua dhe ushtarët e prapavijës që ngarkonin ushqime per kompaninë.

Mendova t’i dergoja nje letër,por s’e gjeta te udhës se nuk dihej si do të ma merrte.!? Dhe aty per aty me lindi ideja ta takoja vetë. Keshtu bëra. Marr nje ditë leje nga komandanti dhe shkoj te takoj Meton. E ndieja detyre njerezore ,ose si borxh ,meqe e distancova para ikjes,se ne thellësi të shpitrit ishte njeri dashamirës,i zgjuar ,rridhte nga një familje fisnike.Duke ikur rrugës,mendoja se mos më fyente ,mos me ngarkonte me faj për “mbrojtjen” që i bëra para komisarit se mos më quante që po e përbuzja për “kalin shkelës”,duke pasur parasysh edhe tipin tim qe sebep doja për të ngacmuar duke bërë humor e gallatë… Gjithesesi ,isha i vendosur të beja pak muhabet me të duke menduar se do t’i jepja kurajo e forcë.

Lutua i shkrete, gjatë rrugës me tha:

-Eshte e kotë,me siguri do ta marrë për keq,sepse sa mundohem unë ta afroj,as m’i hedh sytë. E pyes nese ka uri,ose ndonjë problem tjeter,se une jam ushtar komande… ,me thotë :

-Shiko punën tënde e mos u servilolos(?).Më ka fyer disa herë.

– Me siguri,-i thashe-,edhe une te njëjten resto do marr,se edhe Xhoxhi më paralajmëroi.

-Vajtja jote do ta rëndoje me shumë gjëndjen e tij shpirtërore; sedra,egoizmi,nga kryenecesia ,e brejnë, duke menduar se ne gezohemi me fatin e tij te keq.

Njeri me probleme.

Kaluam fshatin, Pojskë, memorialin e tij,fshatin ku ra heroikisht Spiro Gjiknuri,patrioti dhe njeriu ynë,më pas fshatin Lin me ate pejzazh marramëndes e me liqenin aq magjik ,sa shpirti dhe zemra me çuan në fshatin tim të lindjes,ku kisha lënë prindërit e mi aq të dashur,kisha lënë rininë time,detin,me të cilin isha lidhur pazgjidhshmërisht. Kujtimet dhe paralelizmat qe hoqa nga jeta ime e lirë me nje ushtar te kopsitur siç isha unë,më çuan mendimin përsëri te Meto.

Ai nuk u përshtat dot asnjëherë.

Dy pika lot me ranë syrit…

E ndjeu trishtimin tim dhe heshtjen time edhe Lutua.

-Petro, çfare t’u kujtua,- me tha pas një heshtje,-harrove qe je ushtar?