Perëndim

Sa dua të qëndroj gjatë në bregun e detit,
Shfaqjen e perëndimit të shoh tej imagjinatës,
Diskun e dielltë që zbret vijën e horizontit,
Shaminë me ngjyra yjesh t’ia tund natës.
Pres atë çast që unë të vesh të kuqen magjike,
Të bëhem dua një njollë e zjarrtë,
Përgjakjen e reve dhe të qiellit,
Padurimi im kërkon ta shoh sa më gjatë.
Jam ajo, e magjepsura e radhës,
Kjo pamje dua të jetë korniza ime,
Ta shoh, ta shoh sa më gjatë,
Pastaj le të kthehem në mugëtirën time.