PERËNDITË-Defrim Selmani


Perënditë, lart shumë larg,

të pa duksheme…

Pse s’qëndrojnë poshtë në tokë,

mes njerezimit

të jenë pranë?

T’ju venë dorën përmbi kokë

t’i mbrojnë,

fat dhe mëshirë t’ju ndajnë…!!

A një shkallë të kishin ngritur,

me që lart kanë zënë vend,

botës që s’i mbarojnë hallet,

të mos lodhen për të zbritur…

Por të ngjitet njerëzia

lart mbi qiej,

t ju ankohen perëndive

nur shëndritur…!

Lart perënditë s’kanë herrësirë,

kurse poshtë herrëson nata…

Pse rrinë roje

në hapësirës dhe s’lëdhojnë

shkallë të gjata?!

Poshtë toka, rrotullohet,

Nëpër bosht në herrësirë…

Mbas natës vjen dita prap,

sjell vetem një shpresë

të mirë…

Lodhen perënditë lodhen

Duke rojtur njerezimin,

që lart…larg,

mbledhur poshte tok,

si mollë në kosh…

Pa shkallë aq larg sa janë,

shikojnë botë me kokëposht!