Përflakem janarëve-Kasam Shaqirvela


*

PËRFLAKEM JANARËVE

Kalvari im po zgjatet fort

Ecajaket kalojnë ylberin

Sinorin e Atdheut e ndajnë me short

Për sa nuk takohet Toka me Qiellin.

Janarëve përflaket ngaherë

Në ndjekje të t’vetit yll…

Altarin spërkat në pranverë

S’e ka dert se vdes për idilë.

Udhështigjeve të Atdheut në prita

Liria në sy nuk i lë gjumë,

E këtillë i është dhe rrita …

Shpërgaj gjaku i rrjedhin lumë.

Dhe sa herë që Flaka e Janarit

Dhuronë dritë Yjeve të Qiellit

Përmbushet amaneti i të parit

Shkëlqimi i shtohet edhe Diellit.

Mbase do të ndalet një ditë dhe kalvari

Pranvera lulet do t’i çelë gëzueshëm

Të qetë do të flenë martirët te varri…

Erëlulet plagët do të m’i mbyllin hyjnueshëm.

Mund të jetë një imazh i 1 person