Përherë i kujtojmë-Vilson Mersinllari


Duket sikur nën hije,këta njerëz i kemi lënë

por kjo,jo nuk është kurrë,aspak e vërtetë

sepse ata me përkushtim,na mësuan -ABECENË-

prandaj i kujtojmë në çdo hap,që hedhim në jetë.

Sa herë kur lexojmë çdo ditë,libra dhe gazeta

i kujtojmë me nostalgji,me lot na mbushen sytë

mesuesit e parë nuk jetojnë,janë ndarë nga jeta

i kujtojmë me mall,na janë bërë prindër të dytë.

Për të gjithë mësuesit,kam unë sot një urim

gëzuar shtatë Marsin dhe suksese në jetë

ju ini armata më e mirë e këtij vendit tim

dhe për ata që nuk jetojnë,u prehshin të qetë.