Periudha kalimtare e mezogjeneratës të sociopatëve
Duke qenë se prej kohësh funkcionimi i shtetit ligjor ka dështuar, është krijuar një hapsirë e volitshme për personat me karakter thellësishtë antinjerëzorë, që të zhvillojnë dhe performojnë tiparet e tyre ogurzeza keqbërëse me pasoja definitivisht të pariparueshme për prosperitetin e gjithë shoqërisë. Shoqëria kaloi nga sistemi i njëmendësisë në sistemin e pamendësisë,gjoja demokratike. Mundet edhe të quhet demokratike për pushtetin sepse duartë i kanë të zgjidhura orgjitë e plaçkitjes së pasurisë shoqrore (shtetërore)deri në shfrenim.
Kjo më së miri mund të evidontet në mjediset ku flitet dhe komunikohet në gjuhën shqipe, nëse i liferohemi non-grata kuptojmë se në përpjestim me popullsinë kemi persona tepër non-grata. Ngase kodi i përgjithshëm i sjelljes dhe raporteve ndërpersonale është bërë ndjellakeq, me intenca me pretendime të hajnisë, hasmërisë, urretjes dhe hakmarrjes; politike dhe kriminele.Këta akte e kanë okupuar gjithë arealin e mirëkuptimin dhe respektit të ndërsjellë. Mashtrimet dhe intrigat janë bërë model, impuls dhe vulë e të gjitha aktiviteteve me karakter shoqëror, ekonomik, arsimor, kulturor, politik… Kësisoji, për 30 vite kemi arritur në një situatë kur kriteret dhe vlerat e njëmendëta të shoqërisë së emancipuar llogariten si naivitet dhe injorancë personale, deformim profesional dhe dekadencë sociale. Kjo sidomos i tangon gjeneratat më të reja të cilët nga prindët e mësojnë vetëm shkathësitë e nënshtrimit, imoralitetit, shantazhimit dhe degradimit intelektual. Nuk vlerësohen sukseset ndërkombtare të artistëve,sportistëve,shkenctarëve dhe inovatoreve,këta akterë të cilët e shkrijnë kohën për të zbuluar risi për të mirën e njerëzimit jashtë vlerësohen dhe u ipet hapsirë mediatike dhe levdata ndërkombtare,dhe e denoncohen si shqiptarë,paradoksale se në atdheun e tyre nuk përfillen thuaj se fare. Politika është në vendë të parë ashtu është krijuar një kuptim imagjinarë suptilë, tek popullata sepse janë të mbytur me lajme të kurdisura dhe u është ampotuar mendja e shëndoshë, nga racionalja në iracionalen.Të gjitha këto sekuenca negative të bashkveprimi dhe funkcionimit në shoqërinë e demoluar shqipfolëse kanë krijuar një skëterë morbogjene, nga e cila mendjet e shëndosha ose inkapsulohen ose ikin në shtetet e zhvilluara perëndimore. Pra, për sa kohë nuk këputet hallka e pistë e dinastisë së sociopatëve, si kategori e maskuar e psikopatëve të pamëshirshëm, më anë të dorës së fortë të sistemit të drejtësisë, rruatjes së rendit kushtetues dhe përndjekjes, të gjitha deklaratat për integrim dhe zhvillim të një shoqërie demokratike do të treten në Kënetën e Fatmir Gjatës.Përveç kësaj, do të degjenerohemi dhe vetshfarosemi edhe si popull, i cili jo më kot, viteve monstruoze të trancizionit demokratik po përjeton katarzën më të rëndë të mbijetesës kombëtare.
Shpëtimin e presëm nga gjeneratat e reja, sepse do të gërditen nga aktualiteti aktual degjenerues kombëtarë.