“PËRJETËSI PA KOHË”


Nga “Botimet Jozef” të Aurel Kaculinit, doli nga shtypi libri im me titull: “PËRJETËSI PA KOHË”.
Romani “PËRJETËSI PA KOHË” përmban sekretin e thellë të ndryshimit të shoqërisë humane, zbulon rrugën për të shpëtuar njeriu nga tmerri, lufta civile, kaosi apokaliptik, me miliona të vrarë e të asgjësuar në gjithë botën.
Është një temë që në botë, e njeh vetëm një grusht eruditësh, “elita e mendimit”. Në Shqipëri mund të ketë vlerë për individët e mençur, miqtë e mi në Fb, por edhe për intelektualët me mendje të hapur, me qëllim që të fillojë të organizohet për herë të parë, ai lloj mendimi rilindës, shpirtëror, që historikisht ka munguar. Nuk është trajtuar kurrë, madje as që njihet, në mënyrë që njeriu të fillojë të shpëtojë nga Ferri i Vetvetes. Një shoqëri e parilindur, në radhë të parë duhet të ndryshojë cilësinë e jetës së saj. Kjo, për t’i dhënë mundësinë të futet në Kohë, Histori e Kulturën Universale, me qëllim që të fillojë të prodhojë gjënë më të çmuar, por dhe aq të panjohur, me karakter çlirues, LIRINË E VËRTETË.

About Post Author