Përjetësi-Ukshin Morina


Ata sy prej qielli më bëjnë që të jetoj,

se aty gjej veten thellësisht në dashuri.

Në udhën e pafund me ta nis të shkoj,

më je i bukuri yll që më fal ngrohtësi…

Edhe koha ndalet kur unë jam me ty,

prania jote i dashur më sjellë përjetësi.

Edhe qielli qan kur s’jemi bashkë të dy,

je melhem për mua, je e vetmja magji…

Më ndrin timen udhë e më sjellë lumturi,

më je melodia më e bukur që nisa të dëgjoj.

Më pushton me mall e më mban në gji,

rrahjet e tëndes zemêr aty i numëroj…

Me ëndje të dëgjoj tek më pëshpërit fjalë,

ato më rrënqethin si një rrymë e ngrohtë.

Pa ty më drithëron shpirti e tretem ngadalë,

dhe në kohë me diell më bënë të kem ftohtë…

Si e jeshilta gjethnajë ti më jep shpresë ,

si një gonxhe e çelur më bënë të lulëzoj.

Kur nuk të kam pranë më duket sikur vdes,

me frymëmarrjen tënde më bën të jetoj…

O shpirti im i bukur ,o yll i pashuar,

më erdhe në endërr ,më puthe mbi ball.

Më shoqërove natën qysh në të perënduar,

në agim u largove e më zgjove mall…

Po unë do të pres të më vish serish ,

bashkë me Hënën time që me shoqëron.

Magjinë e kësaj ëndrre s’dua që ta prish,

dashuria nga shpirti me gulç po m’jehonë…